George Soros investon 1 miliard dollarë në shkollë për të luftuar ndryshimet klimatike

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Miliarderi George Soros tha se do  t’i investojë 1 miliard dollarë për të hapur një universitet global për të luftuar qeveritë autoritare dhe ndryshimet e klmatike, duke i quajtur ato sfida binjake që kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit.

Rrjeti i Universitetit të Shoqërisë së Hapur do të ofrojë një platformë ndërkombëtare për mësimdhënie dhe kërkime, tha 89 vjeçari të enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, njofton Klan Kosova.

Universiteti do të hapet përmes një partneriteti të Universitetit të Europës Qendrore të mbështetur nga Soros dhe Bard College.

“Si strategji afatgjate, shpresa jonë më e mirë qëndron në qasjen në arsim cilësor, konkretisht një edukim që forcon autonominë e individit duke kultivuar mendimin kritik dhe duke theksuar lirinë akademike,” tha Soros.

Në fjalimin e tij dhe një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh vijuese, Soros mbuloi një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë ekonominë e “mbinxehur” amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme