Kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë për Gazetën Express se këto gërmime që rifilluan sot (e martë, 18 prill), mund të zgjasin me javë të tëra.
“Gërmimet mund të zgjasin me javë, varësisht nga tempo dhe kapaciteti”, ka thënë Gjetaj derisa ka konfirmuar se ekipet tashmë kanë filluar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve në Rashkë.
Ai ka shtuar se nga katër gërmimet e kaluara të punimeve, në atë zonë nuk ka pasur gjetje të trupave që nga viti 2015.