Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka diskutuar me homologun irlandez i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi në Twitter thotë se ministrja Gërvalla ka pasur diskutim të detajuar me homologun.
“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftim.
DPM/FM @gervallaschwarz continued meetings on a detailed discussion with the MFA and MoD of #Ireland, in his capacity as Irish Chairmanship of the @coe’s Committee of Ministers – @simoncoveney, regarding 🇽🇰’s CoE membership process & important political matters.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) June 22, 2022
🇽🇰🤝🇮🇪 pic.twitter.com/LBL1DjdRSk
Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, trup ky ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.