Ekonomia Online
FUNDIT

Gërvalla do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit XVI

Gërvalla do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit XVI

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papa Emeritus Benediktit XVI, e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan. Gërvalla do të shoqërohet nga përfaqësuesi i presidentes së Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari. Në njoftimin e lëshuar thuhet […]

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papa Emeritus Benediktit XVI, e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

Gërvalla do të shoqërohet nga përfaqësuesi i presidentes së Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm shumë liderë dhe delegacione të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës, dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Papa Benedikti XVI ndërroi jetë ditë më parë. Ai ishte njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e udhëhoqi kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Të ngjashme