Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla dhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi janë përplasur në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Ekonomia Online.
Pas paraqitjes së buxhetit për këtë Ministri për vitin tjetër nga Gërvalla, Musliu-Shoshi, pati një varg kritikash për punën e saj.
“Kemi kërcënime të vazhdueshme nga Serbia. Ju si ministre nuk vini në Komision që të na tregon se çka janë duke bërë misionet tona. Jeni një ministre që jeni nën masa të BE-së. Ne nuk kemi pagur këshilltar të jashtëm 7 500, më e madhe se sa rrogat e Policisë së Kosovës”.
“Na tregon se çka jeni duke bërë me këtë buxhet. Të lutem përgjigju në një pyetej konkrete a paguhet Gani Jakupi 7 500 euro në muaj”.
Përderisa ministrja Gërvalla, tha se Gani Jakupi për të cilin është raportuar se ka pagë mujore 7 500 euro nuk është këshilltar i saj, por është i angazhuar në bazë të një kontrate. Përderisa ka akuzuar Musliu-Shoshin se PDK-ja ka pasuar edhe 50 fishë më shtrenjtë për shërbime të njëjta.
“Sa i përket pagesë prej 7 500 euro, pikërisht partia që ju përfaqësoni ka paguar 50 fishin. Për PDK hezitoj që të diskutoj për financa, unë ju dëgjova sepse ju e shfrytëzon mikrofoni vetëm për të bërë gënjeshtra. Kjo nuk është pagë, është një projekt i lidhur me objektiva të qarta”.
“Me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore është shumë modeste për gjithë lobimin që bënë. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë. Më vjen keq që Gani Jakupi përballet me një fushat të tillë”, tha ajo.
7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Në medie u raportua se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.