Gërvalla: Emërimi i ambasadorëve në fazën e fundit, po presim konfirmimin e shteteve

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se emërimi i ambasadorëve të rinj në 12 shtetet ku Kosova momentalisht nuk ka ambasadorë është në fazën e fundit.

“Procesi i emërimeve të ambasadorëve është në procesin e fundit, ku shtetet do të konfirmojnë ambasadorët e rinj dhe të gjithë pastaj do të kenë mundësi të njoftohen me ambasadorët e rinj të Kosovës në ato shtete”.

“Procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj është krejtësisht normal. Po të shikoni në Kosovë largimin e ambasadorëve nga Kosova nuk ndodh që kurrë ambasadori t’ia dorëzojë ambasadorit çelësin por me kohë besoj që të gjithë do të bëjnë punën e tyre më së miri”, tha Gërvalla.

Gërvalla në “Info Magazine” tregoi se a ka Kosova ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington dhe zotëri Sadiku është i pranishëm në të gjitha takimet tona me burrështetas këtu dhe do të bëjë punën e tij derisa të vijë ambasadori i ri”, tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla mes tjerash tha se si MPJD dhe Presidencë me kompetencë në politika të jashtme kanë synim që të kemi forcim të shtetësisë së Kosovës dhe se ky mbetet prioriteti i vetëm i tyre.

Të ngjashme