Gërvalla: Mbyllet pika në Bërnjak, serbë të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se pika kufitare në Bërnjak do të mbyllet deri sa të largohen personat e maskuar dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Ajo tha se në këtë pikë, këta persona po ndalojnë veturat edhe me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

“Në pikën kufitare në Bërnjak, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet. Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë“, shkroi Gërvalla.

Të ngjashme