Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten do ta vizitojë Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas një takimi që pati sot me të.
Në shkrim ajo ka ngatërruar flamurin e NATO-së me atë të OKB-së.
“Takim i mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të (ministrja këtu ka postuar flamurin e OKB-së) NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Është mirë që ta shohim angazhimin e palëkundur të (sërish flamuri i OKB-së) NATO-s për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (sërish flamuri i OKB-së) NATO-ja e shpëtoi vendin dhe njerëzit tanë në momentin më ekzistencial”, shkruan Gërvalla në Twitter.