Gërvalla: Nuk ka përrallë e kërcënim që e ndalë reformën në Ministrinë e Jashtme

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, ka reaguar për herë të parë pasi e shkarkoi konsullin e Kosovës në SHBA, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi e kishte quajtur “vendim urrejtës” largimin e tij nga detyra, ku sipas tij u shkarkua vetëm sepse Gërvalla ia kishte kërkuar largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra e tij.

Gërvalla përmes një shkrimi ka thënë se nuk ka përlla e kërcënime që e ndalin reformën.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Gërvallës.

REAGIMI I PLOTË:

Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit.

Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale.

Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë.

Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit.

Të ngjashme