Gërvalla takohet me sekretarin e shtetit portugez, diskutojnë për procesin e dialogut

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin e shtetit portugez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Tiago Antunes, ku kanë biseduar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gërvalla, ka falënderuar shtetin e Portugalisë për mbështetjen e Kosovës.

“Takim me Tiago Antunes, Sekretarin Portugez të Shtetit për Punë të Jashtme dhe Evropiane. Diskutuam sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe për Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian edhe procesin e dialogut”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter.

Tutje, ajo ka shkruar se: “Mirënjohës për Portugalinë, mbështetje të plotë të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike, përfshirë edhe për liberalizimin e vizave, udhëtimin e shumëpritur pa viza”.

Të ngjashme