Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar kongresistin amerikan, Ritchie Torres.
Gërvalla me Torresin folën për fuqizimin e partneritetit në programe konkrete dhe një rol më aktiv të Kongresit Amerikan rreth sfidave të Kosovës.
”Ministrja Gërvalla ndau me kongresmenin Torres detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, shkroi Gërvalla.
Më tej, bëhet e ditur se Gërvalla e falënderoi Torresin për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës, por e njoftoi edhe rreth mërgatës në ShBA, organizimin e tyre, rolin në shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik.