Gërvalla takon për herë të parë homologun shqiptar, flasin për thellim raportesh

Prishtinë | 22 Sht 2023 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar takimin e parë me ministrin e ri të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili do të pasojë si kryediplomat Olta Xhaçkën, shkruan Express.

Gërvalla ka thënë se kanë pasur një bisedim tepër të mirë me Hasnanin, duke thënë se mes Kosovë dhe Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë mundësi.

Ajo ka thënë se ka shumë punë për t’u bërë sëbashku dhe ka shtuar se mezi pret për thellim të raportit special në mes të dy vendeve dhe mes njerëzve të dy shteteve.

Të ngjashme