Dikujt në Alameda të Kalifornisë i lindi ideja për të gërvishtur shumë vetura në parking, megjithatë, për zhgënjimin e tij, një nga ato ishte një Tesla, e stërmbushur me kamera.
Menjëherë pasi kamerat e Teslas e kapën në flagrancë, ai u arrestua nga policia.
E gjithë historia është publikuar në kanalin në YouTube “Wham Baam Teslacam”. Gjithaçka nisi me një person të maskuar që nëpërmjet çelësit gërvishti shumë vetura. Për çudi, ai u kthye te Tesla dhe u mundua ta riparojë dëmtimin që e kishte bërë.
Deri këtu ai ua hodhi kamerave të sigurisë. Por pak më vonë, i njëjti, por tash pa maskë shkoi sërish në “vendin e krimit”, tash me veturë dhe u parkua pranë Teslas.
Aty u zbulua identiteti i tij dhe më pas u arrestua.
I dyshuari u dërgua në paraburgim ndërkohë pronari i Teslas ngriti një padi.
Në fakt, ka mjaft video në internet në të cilat individë të ndryshëm dëmtojnë automjetet e Teslas, por që janë “kapur” nga kamerat.