Gërxhaliu në konferencën e ndërtimit: Investimi në infrastrukturë siguron zhvillim

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 09:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se investimi në infrastrukturë siguron zhvillim të qëndrueshëm, raporton Ekonomia Online.

Gërxhaliu këto komente i bëri në konferencën e parë për Ndërtim në Kosovë. Në konferencën e organizuar nga Media Ndërtimi, janë mbledhur arkitektë dhe inxhinierë shqiptarë më me nam për të diskutuar tema të rëndësishme  të fushës.

Ai më ka konsideruar se kjo konferencë do të ndikojë edhe tek institucionet.

“Dua të besojë që temat që preket kanë substancë. Duhet të ndikohet te kthimi i besimit në ndërtim. Infrastruktura është më shumë se sa mendojmë, është art, ekonomi”.

“Sot po fillon rrugëtim i gjatë nga do të përfitojnë institucionet dhe të gjithë. Është provokim për institucionet që të jenë me biznesit, aty ku fillon debate dhe argumenti”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme