Patriotët ambiental, shoqëria civile por edhe politikan të lidhur me mafinë ballkanike të energjisë elektrike penguan me çdo kusht çdo projekt të mundur për prodhimin e energjisë elektrike bazuar në thëngjill që Kosova e posedon me bollëk.
Fatkeqësisht shumë prej atyre militantëve ambiental të paguar nga qarqet më anti kosovare sot janë në plitik dhe flasin pēr ekonomi.
Në vend qē Kosova të prodhoj mjaftueshëm për nevojat e veta me energji elektrike por edhe të eksportojë, sot Kosova fatkeqësisht është e varur nga importi dhe atë me çmime të larta.
Deri sa në Kosovë bëhet garë kush po e dëmton ekonomin dhe shtetin më shumë vendet e rajonit por edhe ato evropiane orientohen drejt prodhimit të keti aseti energjetik strategjik në forma të ndryshme.
Teknologjia ka avancuar me filtera modern për mbrojtjen e ajrit dhe sot e keni thëngjillin në funksion qoft në Ballkanin Perëndimor por edhe në Evropë por në Kosovë nuk bënë!!??
Franca po zgjëron kapacitetet prodhuese baziar në centrale të reja bërthamore e ketë rrugë po e ndjek edhe Serbia.
Në prill, Qeveria e Serbisë nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Kompaninë Franceze të Energjisë Elektrike (EDF), e cila krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e energjisë bërthamore në Serbi duke planifikuar të ndërton një central të ri bërthamor?
Ministria e Minierave dhe Energjetikës e keti vendi ka shpallur tender për përgatitjen e një studimi teknik paraprak për të shqyrtuar aplikimin e energjisë bërthamore.
Në kushtet e rritjes së nevojave për energji të parashikuara në dekadat e ardhshme, të mbështetura nga elektrifikimi i përshpejtuar i ekonomisë, me një rritje të pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në rrjet dhe një reduktim të prodhimit të qymyrit, Serbia duhet ta konsiderojë energjinë bërthamore si të barabartë. opsion që mund të kontribuojë në një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike me karbon të ulët, përveç hidrocentraleve dhe gazit, që konsiderohen lëndë djegëse kalimtare .
A thua sikur të dilej me një propzim tē tillë në Parliamentin e Kosovës apo në Qeverin e Republikës së Kosovës si do të reagojn “patriotët ambiental”, një pjesë e shoqëris civile dhe ata biznismen e politikan që paguhen për demtuar ekonomin e vendit në çdo aspekt e në veqanti për të rritur mvarshmërin nga importi.
Nuk duhet të habitemi pse në vitin 2023 kemi importe mbi 5.8 miliard euro e eksporte vetēm 820 milion euro.
Shfrytëzimi i resurseve natyrore dhe faktorin njeri që e shfrytëzon një shtetë ndërton ardhmëri dhe zhvillim perndryshe dështimin si shtetë e ka të garantuar. Këtë nuk e themë un por edhe ekspert ekonomik me renome si Dr.Ali Jakupi, Dr.Nazmi Mustafa e në veçanti Dr.Ismet Gusia në Doktoraturen e ti.