Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një postim në rrjetin social të tij në Facebook, ka shkruajtur se nga janari i vitit 2025 Qeveria do t’i trefishojë tatimin mbi prona sipas tij duke vendosur një barrë të re mbi shpatullat e bizneseve kosovare, përcjell Ekonomia Online.
Ai tha se ligji i ri për tatimin në pronë sjell rritje të konsiderueshme për pronat komerciale dhe ato bujqësore duke kërcënuar rëndë sektorin privat.
Gërxhaliu tha për tatimin në pronat komerciale sipas tij pritet të rritet deri në 200%, kjo rritje sipas tij e pa precedentë që do të krijojë vështirësi të mëdha për shumë qytetar dhe biznese.
Postimi i plotë i tij: