Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka reaguar ndaj deklarimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe ministrit të Financave Hekuran Murati, të cilët kanë thënë se ka dyshime të keqpërdorimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Murati akuzoi disa punonjës të BKS-së se po detyrojnë mërgimtarët që të paguajnë policën kufitare, ani pse është e subvencionuar nga Qeveria.
Dhe për këtë, në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu ka thënë se kompanitë e sigurimeve kanë një bord mbikëqyrës dhe se ai bord është në komunikim mbi institucionet.
Sipas tij, duhet të bëhet monitorimi që nga institucionet e deri tek punonjësit e BKS-së.
“Duhet të kuptohet që kompanitë e sigurimeve por edhe byrotë që raportojnë dhe ka një bord mbikëqyrës dhe ai bord është në komunikim permanent mbi institucionet, prandaj në këtë drejtim duhet të kemi një monitorim nga lartë poshtë dhe jo nga poshtë lartë në qoftë se vërtetë ministria dhe qeveria e kanë pasur këtë punë me seriozitet atëherë paraprakisht është dashtë një dialog i mirëfilltë një informim, kampanjë dhe atëherë të bien vendime të tilla dhe jo sot të bien vendime dhe dje të fillohet zbatimi i tyre, prandaj kjo është në kosto të burokracisë së krijuar në Kosovë, një kosto e vendosjes së njerëzve të paditur në pozita kyçe, dhe në qoftë se kemi humb Evropën kemi largu SHBA -në dhe në qoftë se diaspora do të ja kthej shpinën Kosovës atëherë lind pyetja a është kjo rruga për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të shumta, janë ra viktima të shumta dhe kjo është një situatë e cila po ndikon me të madhe përmes zhgënjimit që po e përjetojnë qytetarët e Kosovës dhe diaspora shumë më tepër të largohen nga Kosova se sa të mbesin dhe të qëndrojnë në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu.
Tutje, ai ka thënë se qasja e kësaj qeverie është më tepër fushatë zgjedhore për të marrë vota nga diaspora, sesa sinqeriteti ndaj tyre.
Po ashtu, ai ka thënë se nuk zgjidhen problemet në kufi nga kolltuqet e qeverisë, duke shtuar se diaspora ka qenë dhe do të mbetet arteria kryesore e funksionimit të Republikës së Kosovës.
“Unë besoj që qasja qeveritare është më tepër një kampanjë politike se sa një sinqeritet ndaj tyre, çka do që Kosova bën për diasporën nuk mund të i falënderohet për kontributin e dhënë. Diaspora ka qenë dhe do të mbetët arteria kryesore e funksionimit të Republikës së Kosovës, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë në aspektin social, integrues sidomos në aspektin diplomacisë shpirtërore që në Kosovë nuk kuptohet, në këtë drejtim nuk i bëhet nderë diasporës që të manipulohet në këtë mënyrë. Nuk zgjidhen problemet në kufi nga kolltuqet e Qeverisë dhe nga objektet qeveritare, do të jem në teren të shihet që vendime të tilla sa humb kohë sot qytetari nga diaspora për të hy në Kosovë”, ka thënë ai.
Tutje, ekonomisti ka theksuar se vendimi i ministrit Murati nuk është befasi, duke shtuar se është manipulim dhe po i zhgënjen edhe më shumë diasporën.
“Me këto peripeci të pagesës së sigurimeve askush nuk dëshiron ti humbë dy orë në pritje të kërkoj më pas pagesë sepse vërtetë është e pa denjitetshëm dhe jo falënderuese ndaj diasporës në këtë mënyrë se do të ketë dukuri të tilla nuk është befasi se ka qenë një kampanjë e marketingut politik se sa spiritual dhe dashamirës ndaj diasporës, por po e shihni që çdo eksperiment i tillë ndaj diasporës dhe çdo tentativë për manipulim po del në shesh dhe nëse dikush do të jep humbës është reputacioni i qeverisë së Kosovës në veçanti Ministrisë së Financave por shumë më shqetësuese zhgënjimi i diasporës çdo vit që po përsëriten të njëjtat gjëra edhe në fund vetëm po rritet pakënaqësia dhe jo motivi për të ardhur në Kosovë prapë”, theksoi ekonomisti.
Sipas tij, të gjitha “këto manipulime e janë shndërruar në një bastion ku tentohet të sigurohet vota në zgjedhjet e ardhshme”.
“Është e vërtetë që agjenda politike në Kosovë është çdo ditë e më trazuar, si duket ndryshimet e shumta që janë bërë në dialog dhe ekonomi apo zhvillimin ekonomik ,dështimet që në janë bërë në diplomaci, në veçanti në ftohjen e raporteve me SHBA me shtetet evropiane, sot fokusi qeveritar është shumë më tepër në veri se sa në aspektet tjera të rëndësishme për shtetin ka ndodh që Veriu është shndërruar në një bastion ku tentohet të sigurohet vota në zgjedhjet e ardhshme , ka ndodh që në mungesë të përgjegjësisë institucionale dhe indale, sot shumë më tepër ftofen raportet mes Kosovës dhe Evropës si dhe SHBA-se sa që ato përafrohen, dhe vetë fakti që para ca dite kemi pasë një deklaratë shqetësuese të presidentit Milanoviç Kosova po izolohet dhe ka mbet e vetmuar, duhet të vërtetë të mos e presin të na thonë vetëm ndërkombëtarët sepse këtë po e shohim çdo ditë në realitetin kosovar ku vërtetë, agjenda e aktiviteteve qeveritare është më tepër e fokusuar në Mitrovicë se sa në Uashington, Berlin, Londër, Bruksel, prandaj është një qasje që po ndikon, qoftë në aspektin intern, ekstern, por në aspektin esktern duhet të kemi kujdes sepse jemi si shteti i vetëm në masa dhe sanksione evropiane”, deklaroi ai.
Në fund, ai potencoi se nuk këto rrethana, diaspora nuk do të investojë në investime kapitale në Kosovë.
Madje sipas tij, situata është alarmante dhe qasja e ardhmërisë duhet të ketë një emër dhe një qasje krejt ndryshe.
“Ne do të promovojmë mungesë të akterit politik, ne do të promovojmë gjithmonë mundësi për trazira dhe për kauzë dhe në këtë drejtim për ekonominë nuk ka hapësirë të flitet nuk do të ketë investime dhe investorë të huaj dhe mbi të gjitha edhe diaspora e Kosovës nuk do të investojë investime kapitale në rrethana të tilla të cilat janë krijuar, prandaj është koha kur duhet të lirohemi nga kjo qasje për promovim dhe përgatitje për kampanjë zgjedhore vetëm përmes Mitrovicës sepse vërtetë Kosova po ngulfatet çdo ditë e më tepër dhe partneriteti me SHBA dhe shtetet evropiane kurrë nuk ka qenë në piken më kritike dhe e tëra kjo është një fitore kundërshtare të Republikës së Kosovës të cilët e kanë hartuar dokumentet apo strategjitë të tilla që Kosova të vjen në një situatë të tillë e cila do të jetë e padëshiruar, vërtetë situata është alarmante dhe qasja e ardhmërisë duhet të ketë një emër një qasje krejt ndryshe”, përfundoi Gërxhaliu, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe para disa ditës, ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar nga mërgimtarët që të mos e paguajnë sigurimin kufitar, pasi thotë se ka informata që disa “se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria”.