Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte 2025, shkruan Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se vazhdon përkrahja edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve.
“Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve”, ka shkruar Peci në Facebook.