Gërxhaliu: Të shfrytëzohen resurset vendore në vend të atyre të jashtme

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:10 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu angazhohet për shfrytëzimin e resurset vendore në vend të atyre jashtë Kosovës me çka i kontribuohet zhvillimit të ekonomisë vendore.

Gjatë vizitës kompanisë Kuk komerc e cila është pronare e Qendrës Rekreative Sportive dhe Hoteliere “Arxhena” në Brod të Dragashit, kryetari Gërxhaliu u njoftua me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Qendër.

Drejtori i Përgjithshëm i Kuk komercit, Naser Arifi e njoftoi kreun e Odës me të arriturat dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo dhe kompanitë dhe qendrat tjera turistike hoteliere dhe shprehu  pakënaqësitë e Shoqatës së Hoteliereve dhe Restoranteve të Kosovës lidhur me anashkalimin e resurseve vendore nga ana e përfaqësuesit e institucioneve publike në organizimin e seminareve dhe ngjarjeve të ndryshme jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Kreu i OEK-ut vlerësoi si të pa pranueshëm faktin se ngjarjet e tilla përkundër vendimeve obliguese të Qeverisë së Republikës së Kosovës organizohen ne resurset turistike jashtë vendit dhe u angazhua që kjo praktik të ndryshon posaçërisht duke pas parasysh se në Kosovë ka kapacitete dhe resurse  të mjaftueshme për organizimin e ngjarjeve të tilla në mënyrë të shkëlqyeshme.

“ Institucionet publike përveç që duhet të respektojnë vendimet e institucioneve të vendit duhet të kanë parasysh faktin se në resurset ekzistuese në Kosovë mund të organizohen në mënyrë të shkëlqyer seminaret dhe ngjarjet tjera. Gjithashtu duhet pas parasysh se bizneset private me investime e mëdha  vetanake i kanë ndërtuar objektet e tilla dhe me këtë i kanë dhënë kontribut zhvillimit ekonomik dhe zgjerimit të kapaciteteve turistike e hoteliere në vendin tonë”, tha kryetari Gërxhaliu.

Sipas tij është e pa pranueshme që mjetet nga buxheti i Kosovës të shfrytëzohen jashtë vendit kur në vend kemi resurse të mjaftueshme dhe ekselente.

“Është e pa pranueshme që të eksportojmë para publike për shërbime të cilat mund të ofrohen me sukses në vendin tonë”, tha kryetari Gërxhaliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme