Problemet në Ballkanin Perëndimor kanë nxjerrë në pah nevojën e themelimit të Odës Ekonomike, mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri. Deri më tani ka pasur tentativa dhe iniciativa të ndryshme, por në aspektin kohor nuk kanë treguar se kanë qëndrueshmëri në aspketin afatgjatë.
Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu, ka rekomanduar që të ketë lëvizje pozitive në krijimin e një ode ekonomike dhe e përkrahur nga dy qeveritë.
“Themelimi i një ode të tillë ka avantazhe në aspekte shumë dimensionale. Disa shtete Kosovën dhe Shqipërinë tani e shohin vetëm si treg për të plasuar prodhimet si pasojë e mungesës së diplomacisë ekonomike dhe për të promovuar aktivitetet, ndërmarrësinë dhe prodhimet në dy anët e kufirit”, tha Gërxhaliu.
Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu, tha se paralajmrimet për mbajtjen e mbledhjes së qeverisë mes dy vendeve, Kosovë-Shqipëri do të duhej të pasonin edhe me vendime që do të ishin në shërbime të bizneseve mes dy vendeve.
“Ftoj dy kryeministrat të marrin vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverive që do të mbahet në nëntor të marrin vendim për themelimin e Odës Ekonomike, mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, ky do të ishte një hap i madh për bizneset në dy anët e kufirit. Kjo odë do të ishte një arritje dhe do të tregonte se Kosova dhe Shqipëria si dy vende të një kombi kanë potenciale për bashkëpunim ekonomik e tregtar”, theksoi Gërxhaliu.
Sipas tij Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një odë ekonomike të pastër profesionale e orientuar, në përafrim të interesave të të dyja komuniteteve të biznesit dhe promovimin e tyre të zhveshur nga influenca politike dhe e ndërtuar në struktura të reja profesionale dhe jo nga strukturat e asosacioneve eksistuese në dy vendet të cilat e kanë degraduar bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve të një kombi të ndarë.
“Në qoftëse sot, Asosacioni më i fuqishëm lobues në Shqipëri është Oda Serbo-Shqiptare, a nuk është turp i kohës të mos ekzistoj edhe Oda Ekonomike Shqipëri-Kosovë e orientuar e ndërtuar mbi profesionalizëm që përmes rëndësisë ekonomime dhe intergruese do të kishte komponentët psikologjike dhe kombëtare që në botë të përmirësohet imazhi për ne, si dy ekonomi komplementaretë hapura për bashkpunim ekonomik me çdë kënd por në suaza të barabarta”, tha ai.