Geta tregon “sekretet” e Dafina Zeqirit dhe Anita Haradinajt!

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 13:56 | Nga

Kampionia botërore e Fitnesit, Geta Beqa, e ftuar në “Top Show Magazinë” ka treguar ‘tekat’ dhe ‘sekretet’ e linjave perfekte të VIP-ave si Dafina Zeqiri, apo edhe për bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinajn.

“Është shumë e fuqishme, është shumë e fortë”, thotë për Anita Haradinajn, bashkëshorten e Ramush Haradinajt.

Ndërsa për Dafina Zeqirin, Getta shprehet se: “Dafina është shumë e fortë, nuk dorëzohet. Ka shumë vullnet”.

Por pavarësisht se ajo është një trajnere personale e shumë prej VIP-ave shqiptarë, synimi i saj është që të bëjë “pjesë të saj” edhe Rita Orën.

“Ritën sa ta shtie në dorë, sepse kam për ta ndryshuar komplet”, shprehet ajo duke vënë në dukje se këngëtarja me origjinë shqiptare ka mundësi të bëhet edhe më e mirë nga sa është.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme