Getoar Selimi qëndron indiferent ndaj “krizës” në Babastars (Foto)

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 18:01 | Nga

Labeli Babastars janë vënë së fundmi në fokus të medieve, për shkak të disa ‘krizave’ që po flitet se po ndodhin brenda grupit.

E gjithë kjo situatë mori dhenë kur Getoar Selimi publikoi projektin e tij më të ri “Birthday”, dhe nuk mori përkrahje nga një prej menaxherëve të Babastars, Albert Krasniqi, i cili nuk e mbështeti këngën e tij në rrjetet sociale.

Nuk vonoi shumë dhe i njëjti publikoi edhe bisedat e shkëmbyera me Getin në ‘Viber’, ku ai akuzonte Getin për monopol të koncerteve brenda grupit.

Biseda e zhvilluar mes Albert Krasniqit dhe Getoar Selimit, e publikuar nga Alberti në InstaStory
Megjithatë, ndaj kësaj ngjarje nuk ka reaguar fare Getoar Selimi, i cili pas gjithë këtyre akuzave ka qëndruar në heshtje.

Geti ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke tymosur një cigare puro.

Fotografia në fjalë e bën të qartë se reperi e ka marrë me qetësi situatën e krijuar dhe nuk dëshiron të diskutojë fare mbi këtë temë.

Ditët në vazhdim do e tregojnë më së miri se si do vijojnë ngjarjet brenda labelit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme