Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Gëzim Hazrolli ka qëndruar në një tubim në Podujevë, për çka tha se Podujeva është bastion i LDK-së, dhe një vend ku vlerat e kësaj partie janë ruajtur dhe jetuar ndër vite.
Postimi i plotë:
Sot ishim në Podujevë, bashkë me Kryetarin e LDK-së, në një tubim plot energji dhe besim. Një vend që ka dhënë aq shumë për Kosovën – me njerëz punëtorë, të përkushtuar dhe me kontribut të madh në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet. Podujeva është bastion i LDK-së, një vend ku vlerat e kësaj partie janë ruajtur dhe jetuar ndër vite.
Në këtë 36-vjetor të LDK-së, ishte nder i veçantë ta vizitonim pikërisht këtë qytet, që ka qenë dhe mbetet shtyllë e rëndësishme e angazhimit politik dhe qytetar për Kosovën. Entuziazmi që pamë sot është shenjë shprese dhe force për atë që na pret. Me këtë besim, vazhdojmë përpara – me përgjegjësi, qetësi dhe vizion për të ardhmen.
Zgjidh shpresën. Zgjidh Kosovën.
Mesazhi im është i qartë:
🗳 Më 28 Dhjetor
✨Zgjidh shpresën. Zgjidh Kosovën
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli
✅ LDK – 123
✅ Gëzim Hazrolli – 35