Gëzim Morina tash e disa javë i është bashkuar ekipit përfaqësues të Kosovës në basketboll me të cilën është duke kryer fazën përgatitore për ndeshjet parakualifikuese të Botërorit “Kina 2019”.
Morina, i cili vitin e shkuar ishte pjesë e Sllovenisë, tani i është bashkuar Kosovës.
Basketbollisti kosovar flet rreth përshtypjeve të para me fanellën e Kosovës, shkruan koha.net.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, beson se fitorja e parë e Kosovës do të vijë më 2 gusht në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë.
Basketbollistët e Kosovës janë duke e kryer fazën e fundit përgatitore në Kosovë, para ndeshjes me Maqedoninë.
Përveç Maqedonisë në grup me Kosovën është edhe Estonia.