Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka filluar vizitën e tij në Kosovë, me një vizitë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Paraprakisht, Infantino, ka bërë homazhe tek shtatorja e legjendës, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje.
Infantino ka arritur para pak minutave në Kosovë.
Ai do të pritet në takim nga krerët e shtetit dhe do të flasë para mediave në orën 15:00.