Trajneri i Kosovës në futboll, Alain Giresse ka folur në lidhje për përballjen e nesërme ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Giresse, në konferencë, potencoi se do ta hedhë formacionin më të mirë të mundshëm, teksa theksoi se Milot Rashica është në dilemë a do të luajë apo jo.
“Që e kemi të qartë, dhe e kemi qartë, cili formacioni titullar, duhet ta keni parasysh, duhet të përshtatemi me rrethanat që kemi të bëjmë, me lëndime që po ballafaqohemi çdo herë. Sa i përket formacionet për nesër nuk mund ta konfirmoj, ajo që mund të them që do të jetë më i miri që jetë në gjendje për të marr fitoren në ndeshjen e nesërme, për të arritur qëllimin tonë deri te fitorja”, u shpreh Giresse.
Trajneri francez shtoi se se në ndeshjet e fundit iu ka munguar vetëm goli.
“Nuk do të rikthehem të kthehem si kemi luajtur në tri ndeshjet, në ndeshjen e parë kemi luajtur futboll të mirë, kemi lojë kualitative por nuk kemi arritur shënimin e golit, duke shënuar fillimisht dhe me pasë fitoret”.
Giresse theksoi se gjendja fizike e Rashicës është duke u përcjellur.
“Për Rashicën nuk e kemi të qartë nëse do të jetë në ndeshje, që ta ballafaqoj ndeshjen me ritmin e plotë, gjendja e tij fizike është duke përcjellur, Mirlind Kryeziu nuk ka qenë në dispozicion në ndeshjen e kaluar, dhe është i gatshëm për nesër”, tha Giresse.