Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se do të tentojnë të paraqiten dominues ndaj Greqisë, ashtu siç bën ndaj Qipros dy ditë më parë në Larnaca.
Kosova dhe Greqia luajnë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. Të dyja ekipet kanë fituar ndeshjet e para të grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve.
“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme, pasi të dyja ekipet kanë nga tre pikë. Do të përgatitemi maksimalisht për nesër. Nuk do t’i referohem ndeshjeve të kaluara. Ndeshjet që kanë përfunduar, kanë përfunduar. Kemi filluar kampanjën me rezultat pozitiv kundër Qipros. Kemi studiuar Greqisë se si kanë vuajtur ndaj Irlandës së Veriut. Ne do të tentojmë të paraqitemi në stilin dominues, njësoj si ndaj Qipros”, ka thënë Giresse në konferencë për shtyp para ndeshjes.
Trajneri francez është shprehur i rezervuar se me çfarë formacioni do të luajë, por vuri në theks zgjedhjet e shumta që kanë në fazën ofanzive, por jo edhe në atë defanzive.
“Padyshim, është zgjidhje e komplikuar në fazën e sulmit duke parë numrin e lojtarëve që kemi. Në fazën e sulmit, është shumë problematike për t’i përzgjedhur. Padyshim, pas stërvitjes së sotme ne nuk do të kemi dyshime si do të paraqitemi nesër. Mbi të gjitha, të vazhdojmë me këtë ritëm të fitores, të fitojmë sërish. Pastaj sipas nevojës, të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara. Nëse marrim parasysh grupin që kemi, shohim që kemi probleme në pjesën defanzive në krahasim me atë ofanzive. Shohim nesër kush do të luajë në sulm”, ka thënë ai