Olivier Giroud nuk ka në plan të kërkojë pushim në karrierën e tij ndërkombëtare pas Kampionatit Evropian.
“Unë nuk kam mbaruar, larg kësaj. Mbani mend fjalët, gjyshi nuk ka vdekur”, tha ai duke folur për thashethemet se ai mund të pensionohet nga Kombëtarja Franceze.
“Unë jam gati 35 vjeç, por kam energjinë e një djali 20 vjeçar”.
Giroud u emërua në skuadrën e Didier Deschamps për Kampionatin Evropian, pavarësisht se pati një performancë zhgënjyese në Chelsea, ku kishte pak hapësirë për lojë nën urdhrat e Thomas Tuchel.
34 vjeçari gjithashtu po lufton për minuta në Euro 2020 pas kthimit të Benzemas, ku paraqitja e tij e vetme në Euro deri më tani është me Hungarinë, kur u inkuadrua nga banka rezervë.