Në moshën 31-vjeçare, Olivier Giroud është golashënuesi më i mirë i Francës në mesin e lojtarëve aktivë, me 31 gola.
Ndonëse ende nuk ka gjetur golin në Botërorin 2018 në Rusi, ai po tregon një figurë të relaksuar dhe optimiste.
Sulmuesi nis seancat stërvitore duke u ngrohur vetë, por kjo nuk do të thotë se si lojtar më i vjetër, ai po e ka të vështirë të adaptohet në një skuadër franceze relativisht të re në moshë, shkruan Koha Ditore.
“Nuk do të më gjeni duke luajtur PlayStation me ta, por ndihem më tepër si një vëlla i madh i tyre”, thotë Giroud. “Dua të ndihmoj këtë gjeneratë të re të shkojë sa më larg që është e mundur. Dua të ndihmoj sa më tepër që mundem”.