Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Zyrën e BE-së në Kosovë kanë inauguruar ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, deklaroi se kjo ngrohtore do të shërbejë si model për ndërmarrjet e tjera sa i përket menaxhimit. Lluka njoftoj se kjo është ngrohtorja e parë me biomasë.
“Ka shumë ndërmarrje publike, por shumica lënë për të dëshiruar në menaxhimin e tyre. Ky model do të shërbej se si duhet menaxhuar një ndërmarrje”.
“Kjo ka shumë benefite, përveç pjesë ambientale e rëndësishme është që 20% e rrjetit të ngrohtores së Gjakovës”.
“Do të bëjmë një projekt të dytë për zgjerim të ngrohtores pa rritjen e kapaciteteve. 50 cent për metër katror do të jetë çmimi i ngrohtores”.
“Urojë që të shërbej si model për ngrohtoret e tjerë. BE-ja mbetet donacioni më i madh për energjinë. Kjo është ngrohtorja e parë me biomasë”, u shpreh Lluka.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, deklaroi se ngrohtorja me biomasë do të përmirësoj jetën e qytetarëve të Gjakovës.
Apostolova theksoi se përveç prodhimit të ngrohjes do të prodhoj edhe një sasi të energjisë elektrike. Ndër të tjera, Apostolova thotë se projekte të tilla duhet të bëhen edhe në qytete të tjera të vendit.
“Është pilot projekti i parë i ngrohtores me biomasë në Kosovë. Në mënyrë të jashtëzakonshme do ta përmirësoj jetën e qytetarëve të Gjakovës”.
“Do të jetë së paku 10 herë me efiçentw në krahasim me ngrohtoren tjetër dhe do të ju ofrojë qytetarëve ngrohje 24 orë në 7 ditë. E veçanta e kësaj është se ngrohtorja përveç prodhimit të ngrohjes prodhon edhe një sasi të energjisë elektrike”.
“Për shkak të funksionimit që ka të avancuar e që do të mundësoj shfrytëzimin e mbetjeve drunore. Gjakova është si pilot projekt dhe shpresoj që projektet të ngjashme do të shohim edhe në qytete të tjera”, tha Apostolova.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, potencoi se ngrohtorja me biomasë do të jetë gati gjatë 12 muajve.
Gjini theksoi se ngrohtorja do ta ruaj ambientin dhe do ta kursejë energjinë, raporton EO.
“Ngrohtorja do të jetë ndërmarrje rentabile do të gjenerojë gjatë 12 muajve dhe jo vetëm gjatë dimrit”.
“Shumë shpejt për gjithë Ballkanin do të jemi të kualifikuar si komuna me mirë për mjedis dhe energji. Ngrohtorja e re do të lidhet me një aks të rrugës”, tha ai.