Akil Gjakova ka arritur në finale të Grand Prix që po mbahet në Tunizi dhe i ka garantuar Kosovës medaljen e parë në xhudo për kategorinë e meshkujve.
Gjakova mposhti uzbekun Farmunov në gjysmëfinale për të siguruar medaljen e Argjendtë ndërsa me fillim prej orës 16:00 do të zhvillohen finalet nëpër kategori.
“Bravo dhe krenar me rezultatin e vetëm për Kosovën në këtë nivel! Faktikisht trajneri Akilit 1991 kishte fituar medalje të bronztë në Kupën Botërore dhe plot 27 vite për medaljen tjetër”, ka shkruar Driton Kuka.