Gjakova në gjendje të rëndë nga vërshimet dhe erërat e forta

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 08:13 | Nga

Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim në Gjakovë, Ndue Muqaj ka thënë mbrëmë se gjendja aktuale e kësaj komune është tejet e rëndë.

Kjo si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe erërave të forta të cilat sipas tij kanë shkaktuar dhe vërshime.

Muqaj ka deklaruar se dëmet materiale janë të mëdha por që problematike është se më nuk ka buxhet për të rregulluar shkatërrimet të cilat janë bërë.

’Disa fshatra që janë në rrethinë të Gjakovës janë prekur nga vërshimet erërat e forta dhe rigave të shumta të shiut komunës së Gjakovës i kanë sjell dëme të mëdha’

”Gjendja më e rëndë ka qenë në fshatin Konushefc, ku përmes operacionit kemi dal një ndihmë disa familjeve”

‘Fshati Molliq dhe Pashuq, janë në një gjendje katastrofale me dëme jashtëzakonisht të mëdha’

‘Ne si komunë jemi në vëzhgim edhe në këto orë të vona të natës, për të evituar ndonjë gjë më të rëndë dhe për të ndihmuar familjet të cilat kanë mbetur në gjendje të vështirë’

‘Ura e cila është dëmtu ka një gjatësi jashtëzakonisht të madhe dhe mjetet buxhetore nuk mjaftojnë për ta rregulluar’

‘Kemi një numër jashtëzakonisht të madh të dëmeve ku disa pullaze janë hequr nga era’, ka përfunduar Muqaj, njofton Klan Kosova.

 

Foto: Arkiv

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme