Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë sot në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.
Ajo u mposht në finale nga rusja Natalia Kuziutina, në kategorinë 57 kilogramë.
Kjo është medalja e dytë për Kossovën në Lojërat Evropiane. Më herët Majlinda Kelmendi u stolis me të artën.