Një numër i madh dëshmish për krime lufte të kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë po vazhdojnë të trajtohen nga Prokuroria Speciale, raporton KTV.
Shumica janë për krimet në rajonin e Gjakovës, kjo edhe falë punës së Grupit të Shoqërisë Civile.
Ky grup, për herë të 5-të i është drejtuar këtij institucioni me kallëzime penale. Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, Mezini-Saraçi tha të ketë marrë zotimin se edhe dëshmitë e dorëzuara më herët po shqyrtohen.
ka bërë thirrje që edhe nga komuna të tjera të ketë organizime të tilla, që të mblidhen dëshmitë e krimeve, pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë shteti, në mënyrë të organizuar. Rajoni i Gjakovës është një prej rajoneve më të prekura nga krimet e luftës së Kosovës. Misioni i EULEX-it, që deri vonë ka pasur kompetencat për trajtimin e rasteve me krime lufte, kishte hetuar krime në këtë rajon, por nuk ka pasur ndonjë të akuzuar.