“Javët e Biznesit Kosovar 2017”, kanë vazhduar me ekspozimin e mbi katër mijë prodhimeve vendore në Gjakovë nga mbi tetëdhjetë biznese kosovare.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Gjakova dikur ishte vend i zhvilluar ekonomikisht e me shumë të punësuar, ndërsa tash disa vjet është shëndrruar në një vend tregtie e papunsie.
“Jemi këtu për të promovuar prodhimet vendore, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të stimuluar bizneset në atë mënyr për të rimëkëmbur e kthyer zhvillimin dhe punësimin e qytetarëve në mënyrë që të mos largohen më qytetarët për punësim në vende të jashtme”, tha Shahini.
Sipas tij Gjakova është traditë e konsumit të prodhimit vendor dhe jemi këtu si shenjë respekti e falënderimi që jeni besnik i traditës kombëtare.
Ai kërkoi nga gjakovarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që sa më shumë të konsumojnë prodhimet vemndore e të cilat janë më cilësore se ato të importuarat.
Kreu i AKB-së, tha se misioni i tyre tash pesëmbëdhjetë vjet që po realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendëse, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedisë të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Argjend Fetahu, koordinator i AKB-së në Gjakovë, tha se “Javët e Biznesit Kosovar” për herë të parë realizohen në Gjakovë, ku prodhimet e tyre po i promovojnë mbi 80 kompani dhe mbi 4 mijë produkte. Ai kërkoi nga gjakovarët që të komsumojnë prodhimet vendore në mënyrë që të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik, punësim, mirëqenie dhe ndalje të eksportit të parave të gatshme.
Edhe Bashkim Osmani, pordhues i pijeve jo alkoolike Laberion Dona, kërkoi nga qytarët konsumimin e prodhimeve vendore, ku ne këtë përfitues do të jemi të gjithë si prodhuesit ashtu edhe konsumtaorët dhe vendi në përgjithësi.
Isuf Berisha, prodhues i ujit Grand, tha se me konsumimin e prodhimeve vendore rritet edhe zhvillimi, punësimi e mirëqenia e të gjithëve. “Javët e Biznesit Kosovar”, është një projekt i cili po ndikon që pprodhimet vendore të jenë në secilën familje, por qytetarët duhet të blejnë vetëm prodhime vendi që janë më të mirat.