Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në Gjakovë, ku djali dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe babait.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së premte, teksa viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati, teksa rasti është duke u hetuar.