Në qytetin e Gjakovës është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në ora 20:00 në qytetin e Gjakovës është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar rrahur nënën e tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas kontrollit nga mjeku është rekomanduar për kontrolle psikiatrike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.