Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të një kamioni dhe autobusi në Rakovinë të Gjakovë para pak minutave.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Lirije Podrimaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Ajo tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.
“Në ora 16:25, stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë”.
“Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus”.
“Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, tha për Podrimaj për klankosova.tv.