Gjakovë: Ngritet aktakuzë kundër një personi nën dyshimet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i
paautorizuar i armëve’.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., me dt.20.09.2023 në fshatin
Bellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A.B., në
atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se
kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e
tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie
përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa
trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e
ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet
në polici”, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë.

Tutje thuhet se sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i njëjti , gjerë me dt.20.09.2023,
në fshatin Bellanicë – Komuna e Malishevës, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe
posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy
pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e
përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e
zyrtarëve policor.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të
pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen
në barrë.

Të ngjashme