Gjakovë: Nisin punimet për Komunën e re

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kanë filluar punimet në zgjerimin dhe renovimin e objektit të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës, njofton Klan Kosova.

Në ceremoninë zyrtare për hapjen e punimeve morën pjesë Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ky projekt u vlerësua nga ta I rëndësishëm jo vetëm për stafin e administratës komunale, por edhe qytetarët e Komunës së Gjakovës, pasi me objektin e ri do të përmirësohen edhe shërbimet për ta.

Ky projekt që ka kushtuar mbi 2.5 milion euro, është financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe shtetet evropiane, teksa janë duke u realizuar në komunën e Gjakovës edhe projekte tjera milionëshe, përfshirë këtu projektin e Ngrohtores së Re të qytetit, atë të Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme