Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar dhjetë raste, të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i tre, të pandehurve dhe ndaj dy personave është caktuar arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, gjatë muaji janar 2019, janë ngritur 7 aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.