Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës (26-28 maj), mes gjashtë autorëve finalistë, që u përzgjodhën nga juria.
Në listën e finalistëve me 6 autorë nga 36 autorë, që konkurruan këtë vit me dorëshkrimet e tyre juria ka përzgjedhur autorët që do të garojnë për çmimin, shkruan Gazeta Shekulli.
Ata janë: 1) Musa Ramadani – “Profeti nga Praga” (roman);
2) Virion Graçi – “800 hapa larg Veneres” (roman);
3) Arben Kastrati – “I dashuri unë” (roman);
4) Mimoza Ahmeti – “Tutori” (roman);
5) Ardian Haxhaj – “Vegim” (roman)
6) Brajan Sukaj – “Viti i Elefantit” (roman).
Anëtarët e jurisë janë përkatësisht: Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi dhe kryetari i jurisë, shkrimtari Bashkim Shehu. Ky çmim vlerësohet me 10 mijë euro.