Gjashtë të burgosur palestinezë ikin nga burgu izraelit përmes një tuneli që e kishin hapur me lugë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet izraelite kanë nisur një kërkim masiv pasi gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga një nga burgjet më të sigurta të vendit brenda natës.

Burrat besohet se kanë hapur një tunel nga qelia e tyre gjatë disa muajve, tunel ky që çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut “Gilboa”. Të burgosurit për të gërmuar kishin përdorur lugë të ndryshkur.

Zyrtarët u njoftuan nga fermerët, të cilët i vunë re ata duke vrapuar nëpër ara.

Të arratisurit përfshijnë një ish-udhëheqës të grupit militant të Brigadës së Dëshmorëve Al-Aksa dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Një zyrtar i shërbimit të burgut izraelit e përshkroi arratisjen si një dështim të madh të sigurisë dhe inteligjencës, ndërkaq grupet militante palestineze e përshëndetën atë si diçka heroike.

Shërbimi i sigurisë, Shin Bet, ndërkohë tha se besonte se ata kishin qenë në kontakt me njerëz jashtë burgut duke përdorur një telefon celular të kontrabanduar.

Të ngjashme