Gjashtë të vdekur nga zjarri tragjik në një shtëpi në Queensland të Australisë

| 06 Gus 2023 | 08:47 | Nga

Pesë djem dhe babai i tyre vdiqën pasi zjarri shpërtheu në një shtëpi në shtetin Queensland të Australisë mëngjesin e së dielës, tha policia.

Nëna e djemve, shpëtoi e padëmtuar në ngjarjen e cila ndodhi në pronën në ishullin Russell, një komunitet i vogël rreth 60 kilometra në juglindje të Brisbanes, tha kryeinspektori i policisë Mat Kelly.

“Ajo është jashtëzakonisht e shqetësuar emocionalisht për momentin,” u tha Kelly gazetarëve në qytetin e afërt Redland Bay, duke shtuar se gruaja “kishte humbur të gjithë familjen e saj”.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit në Queensland thanë se shtëpia ishte shembur për shkak të zjarrit dhe disa ndërtesa aty pranë u prekën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme