Sot janë bërë 6 vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi.
Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin e korrikut të vitit 2011.
Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe tek lapidari i tij në Prishtinë si dhe tek varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri.
Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.