Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi, një një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë pasur vetëm një të burgosur në Pejë i cili ka rezultuar pozitiv para 4 javësh me Coronavirus.
I infektuar ishte edhe një i paraburgosur i cili është identifikuar para se të hyjë në Qendrën e Paraburgimit.
Ai tha se 20 zyrtarë korrektues kanë qenë të infektuar, ku 16 janë shëruar ndërsa katër po marrin trajtim mjekësor në shtëpitë e tyre.
“Aktualisht ne kemi arritur ta menaxhojmë situatën në qendrat korrektuese të paraburgimit. Si rezultat i këtij menaxhimi veç u bë disa mujor t’i marrim veprimet e ndryshme të cilat kanë dhënë rezultatet e veta”.
“Deri më tash kemi pasur vetëm një të burgosur në Pejë i cili ka rezultuar pozitiv para 4 javëve dhe kemi pasur një të paraburgosur i cili është identifikuar para se të hyjë në qendrën e paraburgimit”.
“Nuk kemi të infektuar brenda burgjeve. Vetëm 20 zyrtarë korrektues kanë qenë të infektuar dhe janë aktiv vetëm katër, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre është shumë e mirë dhe të gjithë janë në vetizolim në shtëpitë e tyre”.
Tutje, Thaqi ka thënë se kanë instaluar nëpër të gjitha Qendrat sistemin Scype, ku përmes tij të burgosurit mund të flasin me familjarët e tyre, raporton EO.
“Ndër vendimet e para në mars ka qenë edhe ndalimi i vizitave të familjarëve. Ne kemi instaluar nëpër të gjitha qendrat komunikimin virtual ku kanë pasur mundësinë përmes telefonit pa limit dhe kemi instaluar edhe sistemin Scype. Ne të premten kemi vendosur që t’i ndalim të gjitha vizitat e familjarëve”, shtoi ai.