Gjasula barazon rekordin e Bundesligës

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Shqipërisë, Klaus Gjasula ka hyrë në histori të Bundesligës të shtunën pasdite. Ai ka barazuar rekordin për më së shumti kartonë të verdhë brenda një edicioni të kampionatit gjerman.

Kapiteni 30-vjeçar i Paderbornit, është ndëshkuar për herë të 16-të këtë edicion, në ndeshjen ndaj RB Leipzigut, që është duke u zhvilluar ende.

Në minutën e 22-të mesfushori luftarak u vonua në një duel ndaj Nordi Mukiele dhe Deniz Aytekin e ndëshkoi me të verdhë. Ai është barazuar me Tomasz Hajton, që po ashtu ishte ndëshkuar 16 herë më kartonë të verdhë në edicionin 1998\99.

Gjasula pritet të thyej këtë rekord së shpejti, pasi vetëm në dhjetë ndeshje nuk është ndëshkuar. Ai shquhet për angazhimin e madh në fushë.

“Shpresoj se do të thyesh rekordin tim dhe që më në fund të jam i qetë”, i ka thënë Hajto kohë më parë Gjasulës.

Gjasula luan me helmetë në kokë që nga viti 2013 për shkak të një lëndimi.

“Gjasula nuk është futbollist i ashpër. Nuk është se ai i godet lojtarët, ka shumë faule taktike në bilancin e tij. Gjasula nuk është lojtar jo korrekt”, ka thënë trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann.

Të ngjashme