Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.