Nga pakujdesia e shoferëve në komunikacion, numri i aksidenteve është në rritje. Madje, gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur edhe një aksident me fatalitet.
Në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës, aksidente me të lënduar janë shënuar gjithsej 27, ndërsa 45 të tjera pa persona të lënduar.
Veç këtyre, për të gjithë shoferët që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1439 tiketa, ndërsa janë arrestuar 22 persona, 14 nga ta janë në mbajtje, derisa 3 në vuajtje të dënimit.