Gjatë 24 orëve janë ngritur 2 aktakuza

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është lëshuar një (1) urdhëresë për autopsi për një (1) person, i cili është gjetur pa shenja jete në magjistralen Prishtinë –Podujevë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme